TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt pas kërkesës së Ajola Xoxës për pezullim me 2 muaj të procesit ku paraqiti raportin e lindjes. Bashkëshortja e kryebashkiakut tha se pas lindjes me operacion nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive mbrojtjen.
Prokuroria e Posaçme e kundërshtoi kërkesën pasi tha se ligji parashikon shtyrje të seancës, ndërsa Xoxa nuk është paraqitur asnjëherë në gjyq.
GJKKO vendosi se raporti i lindjes nuk parashikon paaftësi për punë, si dhe pezulloi afatet e paraburgimit të Veliajt.
Kryetarit të Tiranës Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. Kjo e fundit ka qenë edhe argument i tij për të mos marrë pjesë në seanca dhe të përfaqësohet nga avokati.