TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt i nisur pas një debati për parkimin ka rrezikuar të përshkallëzohej në Fier, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.
Ngjarja ka nisur në një prej lagjeve të qytetit, ku dyshohet se një debat mes dy palëve lidhur me parkimin ka marrë përmasa më të mëdha. Situata ka vijuar më pas në rrugë, duke bërë që të ndërhynin shërbimet e Policisë.
Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit janë vënë menjëherë në lëvizje. Efektivët kanë lokalizuar automjetin me të cilin po lëviznin personat e përfshirë në konflikt dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në qendër të Fierit.
Personat janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.