SPORT, 3 Nëntor 2019, 14:49

E kërkojnë gjigandët e Europës, por Ibra bën zgjedhjen surprizë

E kërkojnë gjigandët e Europës, por Ibra bën zgjedhjen

Pa një skuadër që pas fundit të aventurës amerikane me Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka hyrë në orbitën e disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës.

Por si gjithmonë, sulmuesi suedez kërkon të surprizojë dhe siç duket po ia del edhe këtë herë.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A, por jo te skuadrat prestigjoze si Inter, Milan apo Napoli.

Ibra ka vendosur të luajë me Bolonjën dhe shkak është trajneri Sinisa Mihajlovic, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Konfirmimi për këtë vjen nga drejtori teknik i klubit bolonjez, Walter Sabatini.

“Ibrahimovic do të vijë te ne. Ai do të ndihmojë Mihajlovic dhe ne do të bëjmë gjithçka që kjo çmenduri të realizohet’, ka thënë Sabatini.