SPORT, 31 Tetor 2019, 19:38

“Halloween” në shtëpinë e Juventusit, Kristiano Ronaldo “zbulon” një tjetër talent

“Halloween” në shtëpinë e Juventusit, Kristiano
Në vitet e fundit, festa e “Halloween” është bërë gjithmonë e më shumë popullore kudo në botë dhe natyrisht, nuk mund të qëndrojë larg futbollit. Në shtëpinë e Juventusit, ka menduar Kristiano Ronaldo që të sjellë këtë frymë në klub dhe është maskuar si një kloun ditën e sotme. Ai ka shëtitur në zyrat e klubit dhe jo vetëm, duke përshëndetur të gjithë ndërkohë që futbollistët dhe shumë nga stafi drejtues nuk e dinin se kush fshihej pas maskës. Klubi bardhezi ka publikuar një video në “Insta Story” duke krijuar edhe një sondazh në lidhje me personazhin që fshihej pas maskës. Në fund, ishte festimi ai që e zbuloi futbollistin e maskuar. Pas “SIUUU” së famshme, nuk kishte më dyshime se Kristiano Ronaldo tashmë ka edhe një talent tjetër përveç futbollistit dhe padyshim mund të jetë një aktor cirku i përkryer.