SPORT, 30 Tetor 2019, 15:19

Grushte me Lerdën, gjobë ekzemplare për Mehmatin, “de fakto” largohet nga Partizani

Grushte me Lerdën, gjobë ekzemplare për Mehmatin, “de

Grushtet me Franko Lerdën i kanë kushtuar shumë zëvendës trajnerit Dritan Mehmetit. Në kushtet ku drejtuesit e Partizanit duhet të zgjidhnin ndërmjet tij dhe teknikut italian kanë zgjedhur këtë të fundit, kjo për shumë arsye.

Të shkarkonin trajnerin e parë në këtë pikë të sezonit, ku ndodhen në krye, kur gjithçka është projektuar dhe gatuar nga vetë italiani, kosto e madhe e prishjes së kontratës, e bënim të pamundur një vendim të tillë.

I sakrifikuari është pikërisht zëvendësi, Dritan Mehemi, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore, duke e bërë “de fakto” zgjedhjen e drejtuesve. Mehmeti do të përballet me një gjobë të majme, më e madhja e vendosur ndonjë herë nga kryeqytetasit, ndërsa shkarkimi i tij është thjeshtë çështje juridike.

Dyshja Lerda-Mehmeti nuk kanë pasur kurrë një kimi ndërmjet tyre, përplasjet kanë qenë të vazhdueshme duke kulmuar me një konflikt fizik pas sfidës kundër Kukësit, një situata e papranueshme nga drejtuesit që vetëm sa rëndon ambientin në shtëpinë e kuqe.