SPORT, 31 Tetor 2019, 19:45

Bajern Mynih, hija e Mauricio Poçetino qëndron mbi Robert Kovaç

Bajern Mynih, hija e Mauricio Poçetino qëndron mbi Robert

Robert Kovaç është gjithnjë e më i pasigurt në krye të stolit të Bajernit të Mynihut. Pavarësisht se kampionët e Bundesligës janë në valle për titull dhe të parët në grup në Champions, sërish drejtuesit e klubit bavarez janë të pakënaqur. Ata duan një trajner që të jetë në gjendje t’i japë më shumë ekipit, një trajner i cili të ketë reputacion më të madh.

Lajmin e bën të ditur britanikja “The Sun”, që shkruan se trajneri i së ardhmes do të jetë Mauricio Poçetino. Krerët e Bajernit të Mynihut kanë kohë që e bluajnë këtë hipotezë dhe shohin tek argjentinasi identikikn e duhur për të sjellë në Bavari atë që mungon për ta katapultuar skuadrën në majat më të larta në Europë.