SPORT, 1 Nëntor 2019, 23:56

Paderborn mundet 3-0, “Bild” shpjegon: I mungonte Gjasula, koka e skuadrës

Paderborn mundet 3-0, “Bild” shpjegon: I mungonte Gjasula, koka e

Java në Bundesligë është hapur sot me një fitore të pastër 3-0 të Hofenhajm ndaj Paderborn, një sukses i vulosur lehtësisht duke e ngjitur Hofenhajm përsëri në grupin e ekipeve që synojnë titullin në Bundesligë ku tabela në krye është shumë e ngjeshur.

Gjithçka ka qenë shumë e thjeshtë për këtë ekip, pasi Skov gjeti rrjetën që në minutën e dytë me një goditje nga distanca, e më pas Kaderabek e Lokadia çuan shifrat në 3-0 që në 25 minuta e para. Një disfatë që ka acaruar drejtuesin e Paderborn, Martin Przondizono.

“U treguam budallenj, mbrojtëm si ekip shkolle. Sot kam parë një ndeshje të U19 dhe ata mbronin më mirë. Frikësuese!”, tha ai pas sfidës i inatosur me ekipin e tij.

Por për të përditshmen “Bild”, ka një shpjegim të lojës mbrojtëse që la për të dëshiruar te Paderborn që mbyll tabelën e klasifikimit. “Pa kapitenin Klaus Gjasula, i pezulluar për kartonë të verdhë, mungonte koka e skuadrës”, shpjegon e përditshmja gjermane rolin e rëndësishëm që ka mesfushori kuqezi në ekip.