SPORT, 5 August 2026, 10:42

E papritur! Surprizohet Ernest Muçi, konfirmohet vendimi te Trabzonspori

Mohamed Salah është zyrtarizuar nga Trabzonspori. Surpriza nga Turqia ndërkohë vjen sa i përket fanellës. Salah ka kërkuar që të marrë numrin 10 që mbahet nga Muçi. Klubi ndërkohë e ka plotësuar dëshirën e egjiptianit.

Sipas raportimeve është vetë Muçi, që ka rënë dakord pas kërkesës së Salah. Deri tani janë përmendur disa klube pas futbollistit shqiptar, pikërisht nga Gjermania, Anglia dhe Italia.

Trabzonspori nuk do të hiqte dorë për shërbimet e Muçit pa 20 milionë euro. Ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ketë lëvizje në ditët e mbetura.