TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të enjte në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 82-të kundër qeverisë dhe të gjithë establishmentit politik.
Qytetarët janë grumbulluar si zakonisht në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë.
Protestuesit, me postera e pankarta në duar, zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.
Më tej, protestuesit do të vijojnë si zakonisht marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama.