AKTUALITET, 7 September 2026, 12:34

Detaje/ Ekzekutimi i Viktor Bardhit, policia ushtron kontrolle në disa banesa të familjes Reçi! Dy fiset në hasmëri prej vitesh

Me vendim të Gjykatës së Lezhës, Policia ka ushtruar kontrolle në lidhje me vrasjen e Viktor Bardhit ditë më parë në Mirditë. Kontrollet janë ushtruar në pesë banesa të familjes Reçi, me të cilët 65 vjeçari ishte në hasmëri.

Aksioni ka pasur si objektiv kryesor gjetjen e provave materiale, mjeteve apo sendeve të tjera komprometuese që mund të lidhen me ekzekutimin e viktimës.

Bardhi u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët përdorën një armë zjarri të llojit pistoletë me silenciator.

Grupi hetimor po vijon punën në terren për sekuestrimin e çdo të dhëne dhe analizimin e të gjitha pistave të mundshme që lidhin përplasjet e mëparshme apo konfliktet mes palëve me këtë ngjarje të rëndë kriminale.