TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet në Qipro kanë shpëtuar qindra emigrantë mbrëmjen e së hënës dhe në orët e para të së martës. Emigrantët ishin larguar nga Libani dhe ishin bllokuar në det në dy incidente të ndara, thanë zyrtarët.
Autoritetet përdorën mjete ajrore dhe lundruese për të shpëtuar emigrantët rreth 203 kilometra në perëndim të ishullit të hënën, pas raportimeve se një anije me mbi 300 persona në bord, kishte vështirësi.
Edhe anijet komerciale u mobilizuan për të transferuar emigrantët, tha Qendra e Përbashkët për Shpëtim e Qipros përmes një njoftimi për media.
Disa orë më vonë, një anije tjetër raportoi se ndodhet në vështirësi në jug të Qipros. Në bordin e saj gjendeshin 177 persona.
“Në anije kishte filluar të depërtonte uji dhe ata kërkuan ndihmë”, tha zëvendëskomandanti i Qendrës së Përbashkët për Shpëtim, Andreas Zacharia.
Ai tha se të gjithë migrantët janë dërguar në breg.
Autoritetet nuk treguan çfarë nacionaliteti kanë emigrantët.
Megjithatë, Libani, prej nga ishte nisur anijet që po transportonin emigrantët, është shndërruar në pikënisjen e rrugëtimit të shumë emigrantëve që synojnë të arrijnë Evropën./REL