BOTA, 19 Maj 2023, 13:08

Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për vrasjen e tre policëve gatë protestave anti-qeveritare

Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për vrasjen e tre policëve

Autoritetet në Iran kanë ekzekutuar tre burra të dënuar me vdekje në lidhje me protestat mbarëkombëtare antiqeveritare vitin e kaluar.

Të tre u dënuan për përfshirjen e tyre të dyshuar në një sulm me të shtëna që vrau tre personel sigurie në Isfahan në nëntor.

Amnesty International thotë se ata iu nënshtruan gjyqeve të padrejta dhe dyshohet se u torturuan. Katër protestues të tjerë janë varur që nga dhjetori, ndërsa dhjetëra të tjerë thuhet se janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për vepra penale.

Protestat përfshiu Republikën Islamike pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje kurde 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit në Teheran në shtator për dyshimin se kishte veshur hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.