TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat ruse kanë fituar “disa terrene” brenda Bakhmut, ka konfirmuar ministri i mbrojtjes i Ukrainës. Kjo vjen pasi Ukraina tha se kishte rifituar territor në qytetin lindor gjatë ditëve të fundit.
Oleksiy Reznikov tha se pavarësisht nga ecuria e Rusisë, ajo ende nuk kishte kontroll mbi Bakhmutit dhe luftimet po vazhdonin.
Trupat e Moskës po përpiqen të rimarrin tokën e humbur rreth qytetit, shtoi ai, por forcat ukrainase i kanë zmbrapsur sulmet e tyre.
Bakhmut ka qenë vendi i një prej betejave më të përgjakshme dhe më të gjata të luftës, ku të dyja palët i referohen si “mulli i mishit” për shkak të numrit të viktimave.