TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pretendimet se automjetet amerikane janë përdorur në një sulm në rajonin Belgorod të Rusisë do të hetohen nga zyrtarët amerikanë, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Sipas mediave të huaja, Uashingtoni ka ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Kievin, por ka kërkuar nga Ukraina që të kufizojë përdorimin e saj në mbrojtjen e territorit ukrainas.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar fotografi të atyre që ata pretendojnë se janë automjete ushtarake perëndimore të braktisura të përdorura nga Ukraina.
Megjithatë, disa kritikë kanë pohuar se një pjesë e fotove mund të jenë të montuara.
Moska tha dje se Rusia kishte pësuar një sulm dhe kishte zhvilluar dy ditë beteja me sulmuesit që kishin organizuar një bastisje ndërkufitare.
Rusia ka drejtuar gishtin drejt “diversantëve” ukrainas, por Kievi është distancuar nga këto akuza.
Ndërkohë nga ana tjetër, dy grupe separatiste ruse kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.