BOTA, 14 Maj 2023, 15:11

Turqi/ Pjesëmarrje mjaft e lartë në zgjedhje, Erdogan rrezikon humbjen

Turqi/ Pjesëmarrje mjaft e lartë në zgjedhje, Erdogan rrezikon

Miliona turq kanë votuar në zgjedhjet Presidenciale, ku rivaliteti është mes Rexhep Tajip Erdogan ose Kemal Kiliçdaroglu. Analistët kanë argumentuar se në zgjedhjet e këtij viti në Turqi, pjesëmarrja e zgjedhjeve të mëparshme që arriti në 86%, mund të tejkalohet.

Pamjet nga qendrat e votimit konfirmojnë këtë pritshmëri pasi edhe persona me karroca apo barela mbërritën në qendrat e votimit për të mbështetur një nga dy “gladiatorët”.

Një tjetër grua shkoi të votonte, ndërsa djali i saj i mbante bombolën e oksigjenit. Anëtarët e komisionit zgjedhor u regjistruan duke shkuar në qendrat e votimit në azile ose të shtrirë në shtrat, në mënyrë që ata të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 dhe më pas do të fillojë numërimi në prani të qindra vëzhguesve si nga OJQ-të turke ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare si Këshilli i Europës.

Vihet re se sipas legjislacionit turk, është e ndaluar shpallja e rezultateve të zgjedhjeve deri në orën 21:00 me orën lokale. Presidenti i Turqisë, i cili sondazhet tregojnë se ka shumë gjasa të mposhtet për herë të parë në 20 vjet, votoi në një shkollë të mesme në lagjen Uskundar të Stambollit me gruan e tij, Emine.

Me të mbërritur në shkollë, Erdogan ka përshëndetur mbështetësit e tij, ndërsa është fotografuar me fëmijët e vegjël që ndodheshin aty, të cilëve u ka dhënë edhe para.

Kilicdaroglu votoi në shkollën fillore Arjantin në Ankara me gruan e tij, nën masa të rrepta sigurie. Për shumicën e analistëve, kjo është një garë e ngushtë zgjedhore.