BOTA, 14 Maj 2023, 18:06

Zgjedhjet në Turqi/ Nis numërimi i votave, ja çfarë tregojnë rezultatet e para

Zgjedhjet në Turqi/ Nis numërimi i votave, ja çfarë

Informacionet tregojnë se sipas rezultateve të para me 12.83% të votave të numëruara në Turqi, Tayyip Erdogan ka 57,46%, Kemal Kilicdaroglu 36,66%, Sinan Ogan 5,28% dhe Muharrem Ince 0,6%.

Integrimi i 12.83% të rezultateve zyrtare ka të bëjë kryesisht me rajonet e provincës turke dhe jo me qendrat e mëdha urbane.

Megjithatë, integrimi i rezultateve zyrtare po ecën me ritme të shpejta dhe pritet që deri në orën 21:00 të jenë numëruar rreth 50% e votave dhe të inkorporohen në rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale turke.