TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Berat Gjimshiti feston sot datëlindjen e 27. Mbrojtësi i Kombëtares është një ndër më të rëndësishmit në repartin e prapavijës së Atalantës, ndaj edhe klubi nuk mund të harronte një urim për futbollistin.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, Atalanta e uroi në gjuhën shqipe, ndërsa shpreson që Gjimshiti ta festojë sa më mirë këtë ditë të shënuar.
Kjo lidhet edhe me faktin se Atalanta sot në mbrëmje luan ndeshjen e parë në 1/8-tat e Ligës së Kampionëve teksa pret Valencian.
Ndaj, klubi kërkon një dhuratë nga Gjimshiti, ndërsa një sukses do ia bënte edhe më speciale festën mbrojtësit shqiptar.
