SPORT, 17 Shkurt 2020, 14:30

Skandali në Spanjë, presidenti i Barcelonës bashkëpunon me një kompani kundër lojtarëve dhe ish-lojtarëve të klubit

Skandali në Spanjë, presidenti i Barcelonës bashkëpunon me


Një lajm tronditës është përhapur në Spanjë, teksa një program në media ka zbuluar se presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu bashkëpunon me një kompani E3 Ventures, e cila ka si detyrë të ngrejë imazhin e tij dhe të njollosë atë të kundërshtarëve të tij në klub, duke përfshirë edhe lojtarët aktualë si Mesi e Pike, gjithashtu edhe ish-futbollistë si Çavi apo Pujol.

Kjo kompani ka lidhur një kontratë me klubin para tre viteve, ndërsa ishte e specializuar në krijimin e llogarive në rrjete sociale. Kështu, nëpërmjet rrjeteve sociale zbatonin planin për të ngritur imazhin e Bartomeut dhe për të ulur atë të kundërshtarëve të tij.

Ndërkaq, janë zbuluar edhe disa nga mesazhet e shpërndara nga ky program, teksa bien në sy akuzat çështjen e rinovimit të Mesit, përfshirjes në politikë të Pike, konsiderimi i Çavit dhe Pujol si njerëz që përdoren nga Font i cili është kundërshtar i Bartomeut.

Tashmë, pas publikimit të këtij skandali, klubit do i duhet dhe do ketë shumë për të shpjeguar ndërsa për momentin deklarojnë se nuk kishin dijeni për operimin e tillë të kompanisë.