TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atletiko Madrid i mjaftuan katër minuta lojë për të fituar 1-0 ndaj Liverpool në "Wanda Metropolitano” në ndeshjen e parë të këtij çifti për Ligën e Kampionëve.
Saul realizoi që në minutën e 4-t të sfidës duke i dhënë një avantazh spanjollëve të cilët më pas të udhëzuar në perfeksion nga Simeone ditën se si të mbanin larg porte sulmin e rrezikshëm të kampionëve në fuqi.
Për më tepër, ishin vendasit ata të cilët me kundërsulme rrezikuan disa herë të shënonin golin e dytë të ndeshjes, me mbrojtjen e Liverpoolit që nuk ishte edhe aq hermetike sa është shfaqur në ndeshjet fundit. Ndonëse Klop provoi në të gjitha mënyrat të ndryshonte lojën e skuadrës, rezultati 1-0 rezistoi deri në fund dhe Atletiko Madrid doli me një rezultat shumë të rëndësishëm nga fusha e vet, në pritje të vizitës në “Anfield”.
A. Madrid-Liverpool 1-0
4′ Saul