TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Celta Vigo ndal Realin e Madridit brenda në "Santiago Bernabeu" dhe i jep një asist Barcelonës në garën për titull.
Përfundoi në barazim 2-2 dueli mes Los Blancos dhe skuadrës galiciane me Celtan që kaloi në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me golin e rusit Smolov, por Reali reagoi në fraksionin e dytë duke përmbysur shifrat me finalizimet e Toni Kross (52') dhe Sergio Ramos me penallti (65').
Por Santi Mina, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt shokoi Santiago Bernabeun duke realizuar golin e barazimit për Celta Vigon.
Tashmë avantazhi i Realit ndaj Barçës në krye të klasifikimit të La Ligas është ngushtuar nga tri në vetëm një pikë.