TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Borusia e Dortmundit ka dalë me një fitore shumë të rëndësishme 2-1 nga “Iduna Park” ndaj PSG-së, duke krijuar një avantazh minimal para ndeshjes së kthimit kundër një prej skuadrave pretendente për fitoren e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Lucien Favre i ka besuar gjithçka talentit të Erling Haland dhe ai nuk ka zhgënjyer, duke treguar përballë një prej atyre që ka si shembull në karrierë, Kilian Mbape, se do të jetë një rival i denjë për të në të ardhmen. Pikërisht norvegjezi ishte ai që theu heshtjen në rezultatin mes dy skuadrave me golin e tij në minutën e 69 të duelit duke gjetur më në fund të çarën para Navas.
Goli i barazimit i Nejmar, i kthyer pas dëmtimit të gjatë, mendohej se hapi gjithçka, por ishte përsëri sulmuesi 19-vjeçar ai që la shenjë në këtë duel duke shënuar me një predhë në hyrje të zonës pak çaste më vonë për të vulosur fitoren 2-1 të Borusias në këtë ndeshje të parë.
Borusia Dortmund-PSG 2-1
69′, 77′ Haland / 75′ Nejmar