SPORT, 18 Shkurt 2020, 12:14

Klop: Pashë Lacio-Inter dhe e kuptova pse Juventus nuk është shkëputur me dhjetë pikë

Klop: Pashë Lacio-Inter dhe e kuptova pse Juventus nuk është


Jurgen Klop mori vëmendjen e mediave italiane pak ditë më parë teksa u shpreh se Juventusi ka një organikë të shkëlqyer dhe nuk e kupton pse nuk është shkëputur me 10 pikë nga ndjekësit e saj në Serinë A.

Por, gjermani ka bërë një hap pas në deklaratën e para disa ditëve ndërsa së fundmi është shprehur se ka parë ndeshjen e Lacios me Inter dhe e ka kuptuar se pse bardhezinjtë nuk janë të shkëputur.

“Kam thënë thjesht se nuk e di për çfarë arsye Juventusi nuk është në krye me 10 pikë. Por, më pas ndoqa ndeshjen e Lacios me Interin dhe ajo më tregoi situatën e vërtetë.

Këto dy skuadra janë dy arsyet pse Juventusi nuk është shkëputur. Interi ka hyrë sërish në garën e kampionatit dhe Lazio po bën një sezon të pabesueshëm.

Këto janë arsyet dhe nuk i kam thënë ato fjalë për t’i bërë presion Sarrit, të cilin e respektoj shumë”, u shpreh Klop.