SPORT, 19 Shkurt 2020, 09:50

VIDEO/ Momenti kur gjyqtari i shpëton jetën boksierit në Ring

VIDEO/ Momenti kur gjyqtari i shpëton jetën boksierit në Ring


Një episod i frikshëm ka ndodhur në një nga sportet më të frikshëm ku kanë humbur jetën disa boksierë.

Një goditje e fuqishme më bërryl e So Sovanrathana hodhi në tokë Neymar Paeminburee në një ndeshje Muay Thai të zhvilluar në Bangkok (Tajlandë).

Gjyqtari Sittachi Ineiad, i cili e kuptoi shumë shpejt se Neymar (mbante emrin e sulmuesit të famshëm brazilian) kishte humbur ndjenjat dhe mund të dëmtohej edhe më shumë gjatë përplasjes me dyshemenë e ringut.

E kap luftëtarin në ajër me një zgjatje të dorës, duke amortizuar përplasjen dhe shmangur një dëm më të rëndë.

Pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron e botës me So Sovanrathana që konsiderohet hero.