BALLKAN, 21 Maj 2023, 14:39

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, ja kur do të përfundojë numëri i votave. Mitsotakis përballet me partinë e ish kryeministrit Alexis Tsipras

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, ja kur do të përfundojë

Në Greqi, të dielën, më 21 maj, u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, në të cilat votuesit zgjedhin 300 deputetë për një mandat katërvjeçar.

Të drejtë vote kanë 9.8 milionë grekë, të cilët do të zgjedhin deputetë në parlamentin njëdhomësh.

Në të gjithë vendin, 22.000 qendra votimi duhet të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Ministria e Brendshme e Greqisë vlerësoi se deri në orën 22 pritet të numërohen rreth 80 për qind e votave.

Kryeministri dhe lideri i të djathtës Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, shpalli zgjedhjet parlamentare më 28 mars, pas aksidentit të trenit, i cili shkaktoi rënien e mbështetjes afatgjate për partinë e tij në pushtet.

I dobësuar nga një skandal përgjimi që përfshin disa figura publike dhe politike, Mitsotakis përballet me opozitën e dominuar nga partia Syriza e ish-kryeministrit Alexis Tsipras dhe PASOK (Lëvizja për Ndryshim) e Nikos Androulakis. /REL