TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në Greqi po mbahen zgjedhjet parlamentare, nga ku do të formohet edhe qeveria e re që do të udhëheqë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Sipas Protothema, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ushtroi të drejtën e votës në shkollën e 7-të fillore të Kifisisë, së bashku me vajzën e tij Dafne dhe djalin e tij Konstantinos.
Mitsotakis ka bërë shaka me djalin e tij Konstantinos mëngjesin e sotëm, teksa i biri po ushtronte të drejtën e tij të votës.
Djali i tij, Konstantinos, u vonua teksa po kryente procedurën e votimit dhe Kyriakos Mitsotakis bëri shaka me të.
“Shpresoj se po mendon vetëm se kë do të votojë”, ka komentuar me shaka kryetari i “Demokracisë së Re” dhe njëherësh kryeministri Mitsotakis.