BALLKAN, 19 Maj 2023, 19:20

“Po bërtasin njerëzit”, del audio pak para tragjedisë në Tempe, drejtuesit e trenave e kuptuan gabimin: Jooo!

“Po bërtasin njerëzit”, del audio pak para tragjedisë

Një bisedë audio, ku dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit  të trenave në Tempe, hedh dritë më shumë mbi ngjarjen. Nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi humbën jetën 57 qytetarë.

Media greke “Zougla” ka publikuar audion në fjalë, ku Vassilis Samaras (drejtori i stacionit), i thotë, Pantelis Koukas (drejtor i OSE) se: Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë…

Më pas Koukas i thotë: Ok, u bë…

Por vetëm pak çaste më pas, duket se ai e ka kuptuar që treni është futur në shinat e gabuara, dhe i thotë me një ton alarmues: Jooo!

Mesa duket, shefi i stacionit është larguar nga pozicioni i tij dhe nuk ka vijuar më tej komunikimin, për të bërë të mundur ndalimin e trenit dhe shmangien e tragjedisë. “Zougla” shkruan se këtë audio kaq të rëndësishme, tashmë do ta vendosë në dispozicion të drejtësisë dhe organeve kompetente, ndërsa ngre dyshime se audio nuk është publikuar më parë për të mbuluar përgjegjësinë e personave që lidhen me këtë ngjarje.