TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agon Zejnullahu, një 27 vjeçar nga Kosova, vdiq në rrugë mesnatën mes 6 dhe 7 korrikut në Lipjan, me policë përreth tij që i hodhën ujë në fytyrë, për ta ndihmuar të përmendej pasi më herët të gjithë i ishin hedhur sipër.
Televizioni T7 ka publikuar videon ekskluzive dhe tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së të riut, të cilat tregojnë qartë tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë gjatë arrestimit.
Zyrtarët policorë, të cilët u prangosën dhe vetë në mbrëmje pas ngjarjes, sipas komunikatës zyrtare kishin ndërhyrë për ta neutralizuar Agon Zejnullahun, sepse ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”.
Pamje e rënda që dolën në media treguan të riun që nxirrej nga një veturë dhe shtrihej në asfalt, me të paktën tre zyrtarë policorë mbi të që po përpiqeshin t’ia lidhnin duart. Njëri madje ia vendos dhe ia mban gjurin në qafë, kurse 27 vjeçari tenton të reagojë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët gjenden nën masën e ndalimit si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” të të riut Agon Zejnullahu në Lipjan.