BALLKAN, 1 Qershor 2023, 09:05

Protesta edhe sot në veri. Serbët kërkojnë largimin e policisë dhe kryetarëve të rinj

Protesta edhe sot në veri. Serbët kërkojnë largimin e

Qytetarët serbë kanë nisur të grumbullohen që nga orët e para të mëngjesit në komunën Zveçan, por në numër më të vogël se dje.

Protestat po mbahen edhe në Zubin Potok dhe Leposaviç.

Kërkesat e tyre janë që kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe të largohen njësitë speciale të Policisë së Kosovës.