BALLKAN, 31 Maj 2023, 19:02

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, një person qëllon ndaj dy nënave, plagosen tre fëmijë

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një burrë ka qëlluar me armë në drejtim të dy grave, por plumbat kanë kapur tre fëmijë të mitur. Mësohet se të plagosur kanë mbetur fëmijët të moshave  2 dhe 3 vjeç, të cilët u dërguan me Urgjencë në Spitalin Attica.

Siç u konstatua nga mjekët, të tre fëmijët kishin plagë të shumta pasi plumbat i kishin prekur shpinën dhe krahët.

Sipas mjekëve fëmijët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të dalin nga spitali. Ndërkohë, nënat e tyre ndodhen në Polici për të dhënë dëshminë e tyre për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.