BALLKAN, 31 Maj 2023, 23:26

Reagon Shtëpia e Bardhë: Kurti të largojë krerët e komunave dhe policinë nga veriu

Reagon Shtëpia e Bardhë: Kurti të largojë krerët e
John Kirby

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby foli për situatën në veri të Kosovës në një konferencë për mediat. Ai tha se SHBA dëshiron të shohë një situatë të depërshkallëzuar dhe që dhuna të ndalojë. I pyetur për deklaratat e Kurtit që e konsideroi të nxituar reagimin amerikan për situatën në veri, Kirby tha se nuk i ka parë komentet e tij.

“Nuk i kam parë komentet e kryeministrit, por do t’i përsëris reagimet tona se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për depërshkallëzim. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it. Këto sulme, që lënduan disa paqeruajtës, janë absolutisht të papranueshme.

Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të sigurohen që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe t’i largojnë forcat policore nga zona. Serbia duhet të ulë nivelin e statusin e forcave të armatosura. Ky është reagimi ynë. Mendoj se është e vështirë të mendohet se kjo është hiperbolike në çfarëdo mënyre”, – tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.