BALLKAN, 31 Maj 2023, 16:33

Tensionet në Veri të Kosovës, qytetarët serbë përfundojnë protestën në Zubin Potok

Tensionet në Veri të Kosovës, qytetarët serbë

Përfundon protesta në Zubin Potok. Qytetarë serbë kanë protestuar që prej orëve të para të mëngjesit para komunës, ku është zgjedhur një kryetar shqiptar. Ndërkohë, protestat po vazhdojnë në Leposavicc dhe në Zveçan, edhe pse te kjo e fundit protestuesit janë larguar nga rruga shkaku i reshjeve të shiut.

Protestat në këto komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to. Për t'u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - në nëntor të vitit të kaluar. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj. Situatë më e tensionuar gjatë këtyre ditëve është raportuar në Zveçan, ku 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar më 29 maj pas përleshjeve me protestuesit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Kurti, gjatë pjesëmarrjes në një diskutim për Kosovën, në Bratisllavë, Sllovaki, më 31 maj 2023. Por, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë thënë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe kanë bërë thirrje për qetësim të situatës.