BALLKAN, 31 Maj 2023, 12:43

Pas Kurtit, ankohet edhe Konjufca: SHBA-ja nuk po na kupton drejt

Pas Kurtit, ankohet edhe Konjufca: SHBA-ja nuk po na kupton drejt

Glauk Konjufca ka theksuar mbajtja e zgjedhjeve në veri është bërë në koordinim me SHBA-në. As qortimet e tilla, sipas kryekuvendarit, nuk janë të parat.

Konjufca ka pranuar se një gjendje e tillë nuk është e mirë për Kosovën, por siç thotë ai, SHBA-ja duhet të kuptojë drejt.

“Kjo nuk është e mirë për ne, është një gjë e keqe për Kosovën. Duhet të bëjmë një dialog të hapur edhe me aleatët tanë.

Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga Amerika. Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, institucionet mbeten.

Ato janë pjesë e Kosovës, nuk banojnë në qiell, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veçse t’i shpallë zgjedhjet në dakordim më SHBA-në.

Pse nuk e kuptoj SHBA-në, a jemi duke dalë na jashtë ligjeve tona? Nëse ne jemi në rregull me ligje, a ka probleme më të mëdha se ligji? Kur u caktuan zgjedhjet, SHBA-ja nuk tha që këto zgjedhje duhet të anulohen”, shprehet ai.