TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe këtë herë, marrëdhënia mes Serbisë dhe Rusisë kanë treguar se janë të forta. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, forca e sigurisë ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO në Kosovë e njohur si KFOR është kthyer në një burim dhune dhe përshkallëzimi të pajustifikuar në rajon.
“Situata e krizës në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, e cila mund të zgjidhej me një kompromis të qetë, u kthye në dhunë nga “paqeruajtësit” e NATO-s në Kosovë. Ata jo vetëm që treguan joprofesionalizmin e tyre, por edhe u bënë burim i dhunës së panevojshme dhe faktor përshkallëzimi”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova
Rusia po ashtu i ka bërë thirrje Perëndimit të shuajë “propagandën e rreme” dhe të ndalojë së fajësuari serbët të cilët i ka cilësuar si “të dëshpëruar” dhe “paqësorë që po përpiqen të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre” për incidentet në Kosovë.