BALLKAN, 31 Maj 2023, 09:17

Protestuesit me flamurin e Serbisë në komunën e Zveçanit! KFOR vendos tela me gjemba përreth godinës

Protestuesit me flamurin e Serbisë në komunën e Zveçanit!

Protestuesit ka mbërritur në komunën e Zveçan me flamurin e Serbisë.

Sipas REL, sot ka pasur prani më të madhe protestuesish, në krahasim me një ditë më parë.

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela me gjemba përreth godinës së komunës.