TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “CNN” ka thënë se ai është duke biseduar me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në e BE-në, lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Por, Kurti ka thënë se “nuk do ta dorëzojë republikën demokratike te një milici fashite”, siç i ka quajtur grupet kriminele serbe në veri.
“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashite”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se ka dëshmi se në mesin e turmës së protestuesve, ka ultranacionalistë të krahut të djathtë, që paguhen e urdhërohen nga Serbia.
“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminele, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, e të cilët admirojnë Putinin. Është milici fashite, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Nuk është e mundur të mos kesh kryetarë në komuna. Pushteti në Kosovë nuk fitohet me shok-bomba, krime, dhunë, por fitohet me zgjedhje”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se “ka dhjetëra xhirime e foto, që tregojnë se milicë serbë janë në vijën e parë të frontit të atyre që po protestojnë”.
“Disa vinë nga veriu e disa nga Serbia. Kosova është Republikë demokratike, Serbia është autokraci pro-ruse. Nuk ka shumë demokraci atje. Kanë urdhëruar xhandarmërinë atje të vijë e të bëjë trazira në veri të Kosovës”, tha Kurti.
I pyetur pse e dërgoi Policinë në komunat veriore, Kurti ka thënë se policë ka në secilën komunë. Por, ai ka thënë se do të ketë numër më të madh përderisa “jashtë ndërtesa ka banditë të dhunshëm”.
“Dua të kem policë që mbrojnë sundimin e ligjit, e mbajnë rendin. Komunat duhet të jenë për të gjithë, jo për struktura paralele të Serbisë”, tha Kurti.
Kurti u pyet edhe për Asociacionin në CNN. Në fakt, gazetarja e pyeti se pse nuk ka ndodhur Asociacionit, pra pse nuk është themeluar?
Kurti theksoi se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka 11 pika, ndërsa për Asociacionin, ai vlerësoi se dëshiron të ketë vetëmenaxhim.
“Kemi një marrëveshje tani me Serbinë, unë dhe presidenti serb dhe Borell e Lajcak, teksti ka 11 pika, keni marrëveshje. Pjesë kesaj marrëveshje, është implementimi i marrëveshjeve të nenshkruara. Janë 39, dy për Asociacion, të cilat se kaluan testin e Kushtetuesës sonë. Unë dua të kemi vetëmenaxhim, sipas artikullit 7, nuk e mohoj apo neglizhoj atë që edhtë nenshkruar më heret, por nuk është i vetmi.” – sqaroi Kurti.