BALLKAN, 3 Korrik 2025, 09:42

VIDEO/ Greqia në flakë, autoritetet ngrenë alarmin, evakuohen 5 mijë persona! Era e fortë shton vatrat, rrezikojnë zonat e banuara

VIDEO/ Greqia në flakë, autoritetet ngrenë alarmin, evakuohen 5

Pas zjarrit masiv në ishullin e Chios, Greqia po përballet me një vatër zjarri me përmasa të mëdha në Ierapetra të Kretës.

Këtë herë situatat është alarmante, raportojnë mediat greke.

Situata në Ierapetra mbetet shumë e vështirë për shkak të zjarrit që nisi të dielën pasdite, me zjarrfikësit që po merren me vatra të shpërndara, siç u njoftua pak pas orës 9:15 të mëngjesit nga zëdhënësi i shtypit i Departamentit të Zjarrfikësve , Yiannis Vathrakoyannis.

Siç tha ai, një vështirësi shtesë në detyrën e përballimit të zjarrit janë erërat e forta, të cilat krijojnë vatra të reja zjarri.

“Po kalojmë muajin e tretë dhe më të vështirë. Korriku është muaji më i nxehtë me erëra të forta, kushte që favorizojnë përhapjen e zjarreve dhe rrisin rrezikun”, përfundoi zëdhënësi i zjarrfikësve.

Vendbanimet u evakuuan

Pas një mesazhi të ri nga 112 të mërkurën në mbrëmje, vendbanimet e Agia Fotia, Achlia, Galini, Ferma dhe Koutsounari janë evakuuar, ndërsa tymi nga zjarri mbuloi edhe detin pranë Makrys Gialos. Disa persona që ishin në plazh u larguan nga zona me anije dhe jahte.

Mësohet se në total nga zonat me rrezik të lartë janë larguar 5 mijë persona, banorë të zonave dhe turistë.

Në Agia Fotia dhe Ferma, flakët u përhapën dhe dogjën shtëpi, banesa dhe serra, ndërsa ende nuk është bërë një vlerësim gjithëpërfshirës i dëmeve.

Sipas sitiaonline, natën e vonë të së mërkurës në zonën Ferma të Ierapetrës, autoritetet urdhëruan një evakuim masiv të hoteleve, dhomave me qira dhe rezidencave, pasi flakët po i afroheshin në mënyrë të rrezikshme ambienteve.