BALLKAN, 1 Qershor 2023, 19:25

Franca dhe Gjermania mesazh të qartë Kosovës dhe Serbisë nga Samiti i Moldavisë: Në Veri të zhvillohen zgjedhje të reja!

Franca dhe Gjermania mesazh të qartë Kosovës dhe Serbisë nga

Franca dhe Gjermania kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë samitit të Moldavisë u shpreh se në rajonet që janë prekur nga trazirat, të bëhen zgjedhje të reja.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.

Ai tha gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.