BALLKAN, 1 Qershor 2023, 15:17

Paralajmëron sërish Blinken: Po rrezikohen aspiratat e integrimit europian, Kosova dhe Serbia të ulin tensionet!

Paralajmëron sërish Blinken: Po rrezikohen aspiratat e integrimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar sërish palët, Serbi-Kosovë, që të ulin tensionet, duke marrë shkas nga ngjarjet në veri.

Blinken u kërkoi krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, tha Blinken në një komunikim me gazetarët në Oslo të Norvegjisë.