BALLKAN, 1 Qershor 2023, 14:14

“Vuçiç përgjegjës për dhunën”, Hoxhaj: Situata në veri vjen si pasojë e politikave të gabuara të Kurtit, nuk pres gjë nga takimet në Moldavi

“Vuçiç përgjegjës për dhunën”,

Enver Hoxhaj, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës  i ftuar në “Tirana Live” ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Ai bën përgjegjës kryesor për këtë situatë Beogradin dhe Vuçiç, por nuk le pas edhe Kurtin për shkak të politikave të gabuara që sipas tij ka ndjekur nga momenti që ka ardhur në pushtet.

Nuk e kam pozitën e analistit apo diplomatit të huaj, por jam anëtari i parlamentit të Kosovës dhe padyshim që për ne është e rëndësishme që të zgjerohet dhe të ushtrohet sovraniteti në veri të Kosovës

Po përtej kësaj të drejte, mendoj që hapat e marra nga Kurti nga viti i kaluar, ku për shkak të targave u krijua një situatë ku serbët hoqën dorë nga institucionet, si rezultat kemi këtë situatë tani.

 Padyshim që për dhunën që po ushtrohet, përgjegjës është Beogradi dhe Vuçiç që përdor banda për të ushtruar dhunë ndaj KFOR dhe policisë së Kosovës” tha Hoxhaj.

Në lidhje me takimet që kanë ndodhur ditën e sotme në Moldavi mes Vuçiç dhe liderëve të rëndësishëm Europian dhe po ashtu  të Vjosa Osmanit, Hoxhaj tha se përtej këtyre takimeve ne duhet ta kemi të qartë nëse kemi një marrëveshje mes dy vendeve dhe a duhet ta normalizonte kjo marrëvëshje situatën në veri?

Ai shton se sipas tij ajo që po ndidh në Kosovë, kërcënon të ardhmen e vendit, tërësinë territoriale të saj.

Natyrisht që Vuçiç ka fajin kryesor për atë që po ndodh në veri. Takimet në Moldavi? A ka kemi marrëveshje, a duhet që kjo marrëveshje ta stabilizonte situatën në veri?

Në pikëpamjen time ajo që po ndodh në veri të Kosovës jo vetëm që e kërcënon të ardhmen e Kosovës, tërësinë territoriale të saj, ku i lejohet Serbisë të hyjë në punë e brendshme të Kosovës, por dëmton e kredibilitetin  e BE dhe konkretisht atë të Berlinit dhe Parisit, pasi ishin këto dy që dolën me nje propozim franko-gjerman që u pranua dhe tani duket sikur nuk ka marrvëshje.

Në këtë kuptim unë them që palët duhet ti kthehen dialogut, Kosova të komunikojë me partnerët, pasi  sjellja e Kurtit mund të dëmtojë interesat afatgjatë të Kosovë” u shpreh Hoxhaj.

Sa i përket qëndrimi të opozitës, ai tha se opozita përballë Serbisë të jemi të bashkuar. Por thekson se sipas pikëpamjes së tij, një zinxhir veprimesh të gabuara nga Kurti kanë sjellë këtë siuatë. Hoxhaj po ashtu tha se në momentin që Kurti ka marrë qeverinë, ka pasur një monopol të ushtrimit të detyrave në të gjithë territorin.

Qëndrim jonë si opozitë ka qenë që përballë Serbisë jemi  të bashkuar. Nuk mundet që Kosova të jetë solidare për Ukrainën dhe të jemi të përçarë kur është në pikëpyetje situata jonë.

Mirëpo përtej kësaj, në pikëpamjen time, Kurti nga viti i kaluar ka ndjek një qaje të gabuar dhe cfarë po ndodh në veri është një zinxhir i gabuar i ngjarjeve. Kur Kurti ka marrë qeverinë në veri të vendit ka pasur institucione të Kosovës në të gjitha nivelet, ka pasur monopol të ushtrimit të pushtetit të mirëfilltë në të gjithë  territorin e Kosovës dhe me qasjen e Kurtit është krijuar një vakum.

Kjo është koha e fundit që Kurti të dalë me një plan të qartë se cila është politika e tij në raport me verën, se ato cfar ka bërë deri më tani e kë përkeqësuar situatën në veri”, shtoi ai.