BALLKAN, 1 Qershor 2023, 17:00

Ambasadori i SHBA mesazh të prerë pas takimit me Kurtin: Ulja e tensioneve në Veri të Kosovës, urgjente!

Ambasadori i SHBA mesazh të prerë pas takimit me Kurtin: Ulja e

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, bëri thirrje për shuarjen në mënyrë urgjente të tensioneve në veri. Apeli erdhi pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Në një deklaratë para gazetarëve, ai u shpreh se sikutimi me kreun e qeverisë së Kosovës ishte produktiv.

Ai ka bërë me dije se ka përsëritur kërkesat që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objekte tjera dhe jo nga objektet komunale si dhe që të tërhiqet policia nga objektet komunale. Ambasadori amerikan ka thënë po ashtu se SHBA-ja kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Biseduam edhe për rëndësinë e lëvizjes para me zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në arritjen e një situate më të mirë në veri”, ka thënë ai.