TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artan Hoxha thotë se paratë e krimit të organizuar kanë penetruar në disa nga kompanitë më të mëdha të vendit.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se kjo ka ndodhur në sektorin e hidrokarbureve.
"Tek ajo që hetimet duhet të shkojnë deri në fund dhe të bashkëpunojmë me partnerët, është e para të shpëtosh kompanitë që bëjnë vërtet biznes dhe e dyta të mbeten ata që janë jashtë kësaj historie.
Një problem me organizatat kriminale, është që shumë nga kompanitë e mëdha të Shqipërisë, po punojnë me paratë e atyre. Unë kam vënë duart në kokë, hidrokarburet, te shpimi, te puset...
Deri aty kishin shkuar. Të hapësh një pus shpimi ka kosto shumë të madhe, duhen para kesh.
Kur isha në Ekuador më thanë, nuk kemi problem paratë, por problem kemi se me këto para nuk dimë ç’të bëjmë. Ishte vend si Shqipëria, ndoshta edhe më i korruptuar. Niveli i kriminalitetit i jashtëzakonshëm. Ata rrinin të izoluar në zona rezidenciale si këta këtu në Shqipëri", deklaroi Hoxha.