AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 12:26

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur e ekonomisë

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e

Media shqiptare ka humbur sot një nga gazetaret më të përkushtuara dhe të suksesshme të ekonomisë, gazetaren e njohur Afërdita Selimi.

Afërdita mbylli sytë sot përgjithmonë në moshën 68-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e gazetares u konfirmua përmes një postimi në Facebook nga “Lidhja e Gazetareve Ekonomike te Shqiperisë”.

Ceremonia e Homazheve për Afërdita Selimin do të mbahet në ambientet e RTSH, ditën e premte 23 Shkurt, ora 10:00-11:00,  tek Holli i Radio Tiranës, në vendin ku ajo punoi gjatë gjithë jetës.

“Të dashur Kolegë, Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë. RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës. Në emër të grupit organizator të gazetarëve, dhe si një mik e koleg i Afërditës, Bardhi Sejdarasi dhe Alban Tartari”, shkruhet në postim.