AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 10:55

Bashkimi i votave të PDIU me PS, “divorc” me opozitën? Reagon Bardhi: Projektligji për “Amnistinë” u tërhoq se nuk arritën pazaret

Bashkimi i votave të PDIU me PS, “divorc” me opozitën?

Kreu i Grupit të Opozitës, Gazment Bardhi ka deklaruar se projektligji për “Amnistinë Penale” u tërhoq pasi nuk arritën pazaret.

Bardhi deklaroi se nga një ligj humanitar ku duhet që të përfitonin qytetarët, është shndërruar në ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish e drejtorë të korruptuar.

Bardhi: Ka kohë që Parlamenti është shndërruar në një organ që miraton ligje në dobi të qytetarëve, por ligje me porosi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot pazaret e tyre, e tërhoqën ligjin për Amnistinë. Nga një ligj humanitar ku duhet që të përfitonin qytetarët, është shndërruar në ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish dhe drejtorë të korruptuar. Tentuan të mashtronin opinion publik, duke ia faturuar opozitës. Sot u tërhoqën nga projektligjin, pa një konsensus nuk mund të ketë kurrë votën e asnjë opozitari. Ligji i dytë i miratuar turpshëm është ai për sjelljen e emigrantëve, kjo marrëveshje tejkalon pritshmërinë e qytetarëve e shqiptarë, cenon sigurinë. Ligji për zonën e mbrojtura ku planifikohen të nxirren në treg pasuritë e shqiptarëve. Do të vijojë të jetë seancë

Bashkimi i votave të PDIU me PS-në për marrëveshjen me Italinë, a është divorc me opozitën?

Bardhi: Jo. Komunikimi me Idrizin është sepse ne jemi koleg dhe miq. Një parti parlamentare mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur ose jo një projektligj.