AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 11:22

Manja sulmon Bardhin për Amnistinë Penale: Gënjeshtar, është bërë bashkë me Nokën dhe e vërteta ka ikur në drejtim të paditur

Manja sulmon Bardhin për Amnistinë Penale: Gënjeshtar,

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sulmuar ashpër opozitën se po gënjen për amnistinë penale. Ai u shpreh se kjo amnisti do të votohet me 90 vota, pasi sipas tij në Kuvend ka deputetë të përgjegjshëm siç i quajti ai.

“Kam dëgjuar disa avokatë që paradite rrinë në oborret e gjykatave për gjoba, në drekë shkojnë te partitë opozitare, në darkë në banaqet mediatike.

E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga ato gënjeshtar e kishit pak përpara këtu që tha se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar.

Nuk u ve faj sepse këto ditë ata janë bërë bashkë gjasme, për të shpalosur programin. Mos prisni gjë të vërtetë nga ato, është bërë bashkë me Nokën, dhe e vërteta ka ikur në drejtim të paditur.

Nuk kërkojmë bashkim votash as nga Basha as nga askush, por votat nga Kuvendi, e majta dhe e djathta, sepse amnistia është akt mëshire. E kemi për detyrë të japim votat për këtë akt mëshire. Ka mbi 4 vjet që ky parlament, duke iu shmangur traditës, nuk ka bërë amnisti.

Nuk i dua votat e Bashës me kusht, duam votat e Kuvendit të Shqipërisë. Të jeni të bindur se do të ketë mbi 90 vota, sepse ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë. Basha ka kërkuar amnisti vetëm protestuesit 2018-2020, vetëm për ata të vetët"-”, tha ai.