AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 11:35

Miratimi i projektligjit për Amnistinë Penale, Çuçi: Ne i kishim votat, por respektuam traditën e konsensusit

Miratimi i projektligjit për Amnistinë Penale, Çuçi: Ne

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku u miratuan disa projektligje, por jo ai i Amnistisë Penale, i cili u tërhoq nga seanca.

Çuçi është shprehur se mazhoranca është tërhequr në respekt të traditës së deritanishme që të votohet me konsensus, pasi sipas tij votat janë aty.

Çuçi: U tërhoqëm ne respekt  të traditës së deritanishme që te votohet me konsensus, sepse përfituesit e këtij ligji janë qofte te majte apo te djathtë.

Ne i kemi solide votat tona. Ka dhe të tjerë brenda parlamentit që e votojmë amnistinë dhe ne jemi të duruar për të respektuar traditën.

I pyetur nëse në vazhdim do të ketë negociata me opozitën, Çuçi tha se do të shihet në vijim se çfarë qëndrimi do të ketë opozita.

Çuçi: Në respekt  të këtij bashkëpunimi, sot e tërhoqëm do të shohim në ditët në vijim qëndrimin e opozitës.

Publiku e ka kuptuar se kush e ka seriozisht, jo vetëm për këtë, por për të gjithë ligjet.

Në ligjin e sotëm që u shty, ka shumë demokratë që përfitojnë, për shkak të luftës së brendshme kanë qëndrimet e tyre. Unë besoj se do të reflektojnë.