AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 10:42

Mazhoranca votoi projektligjin për zonat e mbrojtura, Tabaku: I shërben pakicës, qeveria tregoi se nuk ka limite

Mazhoranca votoi projektligjin për zonat e mbrojtura, Tabaku: I

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila zgjati vetëm 8 minuta dhe ndër të tjera u votua edhe projektligji për zonat  e mbrojtura.

Tabaku tha se ku ligj do t’i shërbeje pakicës  dhe në zonat e mbrojtura tanimë do të ndërtohen ambiente akomoduese.

Sipas  saj, me këtë ligj është shkelur legjislacioni i BE dhe angazhimi i Konventave për mbrojtjen e natyrës.

Tabaku: Sot fatkeqësisht parlament votoi një tjetër ligj që i shërben pakicës, ligjin për zonat e mbrojtura.

Zonat e mbrojtura tanimë do të jepen për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve.

Me këtë ligj, qeveria tregoi se nuk ka asnjë limit. Shkelën legjislacionin e BE,  dhe angazhimin e Konventave për mbrojtjen e natyrës.

Janë 14 vendime për investimet strategjike në zonat e mbrojtura.

Këto janë akte dhe shërbime që i shërbejnë qeverisë dhe një grupi njerëzish.