TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka publikuar pamjet nga momentet kur nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave të babë e bir.
Mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit mori përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Vajza arriti të shpëtonte, teksa babë e bir u gjetën sot të pajetë.
Pas 16 orë kërkimesh intensive, ata u gjetën në gjatësinë e përroit, në Bogë.
Viktimat janë Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe djali i tij Jason Rrushaj.