AKTUALITET, 31 Maj 2023, 19:07

Vëllai i Fredi Belerit flet për median greke: S’na lënë të drejtojmë Himarën, kanë frikë mos i pengojmë për resortet që duan të bëjnë

Vëllai i Fredi Belerit flet për median greke: S’na

Vëllai i Fredi Belerit, Leonard Beleri ka dhënë sot një intervistë për televizionin Skai në Greqi, ku ka folur për arrestimin e tij. Ai thotë se vëllai i tij ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë në gjendje të mirë.

I pyetur nëse do të ribëhen zgjedhjet në Himarë ai nuk di të thotë me siguri sepse s’ka dhe një precedent në të kaluarën se si do të veprohet.

“E sigurt që çështja kryesore pse nuk lejojnë Fredi Belerin në krye të bashkisë është bregdeti dhe pronat e Himarës. Duan të ndërtojnë resorte të mëdha për njerëzit e tyre prandaj kanë frikë se mos ne e pengojmë këtë gjë”, u shpreh Leonard Beleri.

Ai tha më tej se mbajtja në burg e vëllait të tij është e paligjshme duke cituar këtu edhe Ylli Manjanin, ish-ministrin e Drejtësisë. Leonard Beleri kërkoi mbështetjen e politikës greke për të qëndruar në krah të Fredi Belerit duke ushtruar presion mbi Shqipërinë.