TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar sot se klima e biznesit në Shqipëri, është më e favorshme, ndërsa në të ardhmen sipas saj, ata do të jenë promotorë për kthimin e emigrantëve.
Balluku mori pjesë në Konferencën Biznes 2030, organizuar nga Ambasada e Suedisë dhe Kombeve të Bashkuara.
“Shqipëria është sot një vend konkurrues për hapjen dhe zhvilimin e një biznesi. Si e tillë, ajo ofron mundësi për shumë investitorë brenda dhe jashtë vendit, njëherazi hap edhe një dritare për kthimin e emigrantëve. Ky është një nga argumentet kryesorë që diskutohet në tryeza se si do të vazhdojë jo vetëm në Shqipiëri, por në të gjithë Ballkanin, se si do të vazhdojë fluksi i emigracionit”, deklaroi Balluku
Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, biznesi privat ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e qeverisë, pasi ai është motor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
“Qeveria shqiptare synon të inkurajojë investimet në sektorin privat për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të zhvillimit, veçanërisht duke përshpejtuar rritjen e sektorin privat dhe duke krijuar vende të reja pune që janë synimi ynë kryesor”, u shpreh ministrja.