TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka reagoi sot pas vendimit për riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave.
“Mjafton shkrirja e fjalës ‘Akademi Albanologjike’ për të nënkuptuar dëmin e madh që po i bëhet kulturës, gjuhës, arkeologjisë, letërsisë dhe historisë shqiptare. Pas mbylljes së kopshteve e shkollave, nuk duhet të përfshinit në CV tuaj politike, për asnjë kusht, mbylljen e një akademie aq emblematike”, i drejtohet Açka ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një reagim në rrjetet sociale.
Sipas saj, “mjafton fakti që asnjë zë (ose ndonjë i rrallë) autoritar nuk u ngrit të kundërshtonte ndonjë shkelje”.
“Edhe pse ankesat kanë qenë të shpeshta, gjatë analizës vjetore të Akademisë së Shkencave Shqiptare, mjafton ngjyra mavi e ftesave dhe e posterit për përvjetorët e këtij institucioni, mjafton mënyra tinzare e zgjatjes së mandatit tuaj politik, për të kuptuar sa apolitik është ky agresion ndaj shkencës albanologjike”, iu drejtua ajo më pas kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në reagimin e saj.
Açka u shpreh në mbrojtje të profesorëve dhe të gjithë kontributorëve të nderuar.
“Dëshmi janë veprat, jo vitet politike, jo gjepurat dhe kulisat politike, të trashëguara nga regjimi i kontrollit dhe birësimi i dikurshëm me të”, shtoi ajo.